Kuzhe: Ne sulm, duke u mbrojtur mire

17/11/2009 09:30

Ne Estoni mori nje  barazim te vaket, por nese do te kishte guxuar, fitorja ishte shume prane. Por ai zgjodhi me mire te mos humbase.

Pikerisht per kete arsye, trajneri i kuqezinjve, siç e ka bere tradite tashme pas ndeshjeve te Kombetares ne transferte, ka dale dje para gazetareve ne ambientet e FSHF-se, per te sqaruar gjithçka, qe nga miqesorja e deri tek e ardhmja kuqezi. Nje projekt i cili do ta mbaje te lidhur deri ne fund te kontrates se sapo rinovuar me FSHF-ne.

Cikli i ri – Kjo miqesore i ka sherbyer per te rikthyer atmosferen e mire dhe besimin te futbollistet. “Ndeshjen miqesore me Estonine e konsideroj si nje fillim te ri, pasi ishte testi i pare pas eliminatoreve. Sapo kemi nisur nje cikel te ri ne kombetare. Ne, sigurisht qe kishim disa objektiva ne ballafaqimin me Estonine. I pari ishte ai, qe synohet gjithnje ne futboll, te merrnim nje rezultat pozitiv. E dyta, duhej te percaktonim menyren tone te lojes dhe te krijonim nje atmosfere te mire”.

Mbrojtja – Nga reparti i mbrojtjes (qe ne Suedi zhgenjeu me gafat ne humbjen e thelle) ne Talin ai priste nje pergjigje: “Pas asaj humbjeje 4-1 me Suedine, gjeja e pare qe kerkoja nga futbollistet kishte te bente me nje organizim te mire ne mbrojtje. Dhe kete e thashe edhe pas ndeshjes ne Estoni, se me mbrojtjen isha i kenaqur. Ju donit te kisha provuar me shume lojtare te rinj, por pa futbolliste si Skela, Duro apo Cana, ne e kemi te pamundur te luajme. Kemi deficite ne disa pozicione dhe kjo eshte shume e qarte. Dua te gjej nje lojtar ne mbrojtje dhe nje ne mesfushe qe mund te luajne ne disa pozicione ne mesfushe”.

Te rinjte – Edhe pse beri te ditur se Skela, Duro, Bogdani e Cana jane boshti i skuadres per te ardhmen, trajneri nenvizoi gjithashtu se ka ndermend te vazhdoje te improvizoje edhe me lojtaret e rinj si Bakaj, Lika, Hyka apo edhe te tjere. “Jam i kenaqur me lojen e tyre, por ka nevoje per shume permiresim, pasi ishte vetem ndeshja e pare. Mora pergjigje pozitive nga lojtaret e rinj, por nuk mund te mbeshtetem vetem tek ata, pasi nuk do te ishte nje kombetare e vertete. Nuk mund te bejme pa lojtaret me eksperience si Skela, Duro, Cana apo Bogdani, qe do te jene pjese e skuadres edhe ne te ardhmen”, vijoi Kuzhe, trajneri i kombetares shqiptare. Ne lidhje me te rinjte, qe u aktivizuan ne Talin, ne miqesoren me Estonine, Kuzhe vleresoi veçanerisht Elis Bakajn. Ky i fundit, sipas trajnerit Kuzhe, eshte nje lojtar i gatshem per te luajtur edhe titullar me kombetaren.

Strategjia – Me pas trajneri zbulon edhe strategjine e lojes dhe pikat ku ai do te mbeshtetet me shume: “Duhet te analizojme me kujdes edhe mundesite tona. Nje skuader luan ne sulm kur ka individualitet, pra lojtare te veçante qe mund te jene te forte, te shpejte dhe mjaft teknike. Ne nuk kemi futbolliste qe mund ta fitojne te vetem ndeshjen. Ne vendosemi mire ne mbrojtje dhe kerkojme te dalim ne sulm gradualisht, duke e luajtur mire topin, me shume kombinime. Shqiperia duhet te krijoje mentalitetin e saj per lojen sulmuese. Jemi akoma ne fillimet tona”.

Polemika – Ka nje pergjigje edhe per polemiken e Besar Berishes: “Ne keto momente Shqiperia ka nje potencial te madh sulmuesish per te ardhmen, duke nisur nga Bala, Roshi, Cikalleshi, Januzi apo Shkurtaj, por per momentin sulmuesit e kombetares jane Bogdani, Salihi dhe Kapllani. Po keshtu, me pelqejne si sulmues te majte Bakaj apo Hyka, qe mund te luajne ne krahe. Une e respektoj çfare ka bere Berisha per kombetaren, por per ne Estoni bera disa zgjedhje dhe kaq”.

Portieri – Per te ne porte nuk ka çeshtje dhe me pas sqaron pozicionin e treshe Beqaj, Ujkani, e Hidi: “Beqaj do te jete portieri kryesor i kombetares, pas tij konsideroj zgjedhje te dyte Ujkanin”.
 

Top Channel