Kuyt kritikon Chiellini-n per lojen e rende

17/11/2009 15:35

Ndeshja miqesore mes Italise dhe Holandes nuk ka rezultuar e tille ne fushen e blerte per shkak te nderhyrjeve te renda.

Pas takimit te luksit qe perfundoi me shifra te bardha ka reaguar sulmuesi “tulipan”, Dirk Kuyt, i cili sulmon mbrojtesin Chiellini per faullin e rende ndaj Van Persie.

“Jam shume i zhgenjyer. Luajtem nje ndeshje miqesore ndaj nje skuadre te madhe por nese shikojme si kane nderhyre eshte shume e trishtueshme, mbi te gjitha per Robin qe ishte ne forme te mire”, thekson lojtari i Liverpool ne nje interviste. Ai ka shtuar se gjate nje ndeshjeje miqesore duhet te kete me shume respekt mes lojtareve.

Van Persie e ka mbyllur kete vit per shkak te demtimit te pesuar ne miqesore, duke menduar per nje rikthim te mundshem vetem ne muajin janar.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta