Kampionia e botes dhe e Europes per te reja ne xhudo, Majlinda Kelmendi, nje nga sportistet me me shume medalje ne vend nuk perfiton asnje shperblim nga shteti shqiptar.
I vetmi faj i saj eshte se garon ne nje sport te ri qe nuk eshte pare si elitar nga drejtuesit e sportit ne Ministrine e Sporteve. Lajmi eshte konfirmuar nga perfaqesues te ketij institucioni te cilet theksojne se do te cojne ne Keshillin e Ministrave disa ndryshime ne listen e sporteve qe duhen shperblyer ne rast te rezultateve pozitive.
Disa kohe me pare me propozim te MTKRS, Keshilli i Ministrave percaktoi shperblimet per sportistet e rritur te disa disiplinave sportive ne rast se ata sjellin medalje apo renditen mes me te mireve te Europes dhe botes, nderkohe qe sportistet e rinj per te njejtin sukses do te perfitonin 25% me pak se shperblimet e te rriturve.
Majlinda Kelmendi, shqiptare nga Kosova, vetem 1 vit pasi marrjes se pasaportes shqiptare arriti te sjelle 2 medalje ari, nje Europe dhe nje bote, nderkohe qe qellimi i saj kryesor eshte pjesmarrja ne ekipin qe do te perfaqesoje Shqiperine ne Lojrat Olimpike Londer 2012.
Top Channel