
Jenson Button ka arritur nje marveshje me skuadren e McLaren dhe ne ditet e ardhshme do te nenshkruaje kontraten 3 vjecare me skuadren anglo-gjermane.
Keshtu shkruan e perditshmja angleze ”The Guardian”, sipas se ciles, piloti britanik do te perfitoje 6 mln sterlina ne vit, thuajse 2-fishin e asaj qe perfitonte Button nga skuadra Brawn GP. Keshtu skuadra e McLaren do te kete nje dyshe angleze dhe per me shume dy kampion ne sezonin e ri.
29 vjecari Button fitoi titullin kampion bote ne F1 kete vit me makinen Brawn Gp, qe kete te hene u shnderrua ne Mercedes Gp pas blerjes se aksioneve nga kompania gigande gjemane e prodhimit te makinave. Administatori i deleguar i Brawn, Nick Fry, deklaroi pak dite me pare se oferta e tyre nuk do te ndryshoje edhe pse McLaren ka shfaqur interes per kampionin e botes.
“Kemi biseduar me Jenson per kontraten e re. Shpresoj qe ai te garoje serish per ne. Gjithsesi ai te mos prese me shume para nga ne, pasi skuadra jone ka nje buxhet te caktuar dhe nuk mund ta tejkaloje kete”, ka theksuar Fry. Button, i cili ka fituar duelin me Nick Heidfeld, nje tjeter kandidat per McLaren eshte pare javen e kaluar ne ambientet e kesaj skuadre, i shoqeruar nga manaxheri.
Top Channel