
Erjon Bogdani kryeson anketen per “Lojtarin me te Mire” ne ndeshjet qe Kievo ka luajtur gjate ketij sezoni ne “Bentegodi”. Sulmuesi shqiptar eshte rikthyer ne ditet e tij me te mira dhe perveçse mban peshen e sulmit ne radhet e veronezeve, ai ka gjetur vazhdimesine ne fushen e lojes.
Pas gjashte ndeshjeve qe Kievo ka luajtur ne shtepi, Bogdani renditet i pari ne konkursin e organizuar nga e permuajshmja “Il Commercio Veronese” ne bashkepunim me klubin verdheblu. Ndjekesi me i afert i kuqeziut eshte kapiteni Serxho Pelisier, fituesi i tri edicioneve te fundit, ndersa me pas vijne Jepes dhe Sorrentino.
Nderkohe, sulmuesi po vazhdon rikuperimin pas operacionit ne nofull. Aktivizimi i tij per takimin e se dieles ne Xhenoa kunder Sampdorias vazhdon te jete ne dyshim.
Pasi ka zhvilluar stervitje te diferencuar, Bogdani po pret ardhjen e maskes mbrojtese ne fytyre, ne menyre qe te punoje me intensitet edhe me te larte dhe te jete ne gjendje te perballoje kontaktet ne fushe. Nese “Er-Bomber” nuk rehabilitohet ne kohe, si titullar perkrah Pelisier do te luaje Granoke.
Top Channel