Madonna takohet me “vjehrren” 15 vjet me te re

16/11/2009 17:45

Madonna ka udhetuar drejt Brazilit per te marre pjese ne nje fushate bamiresie per femijet ne nevoje por gjate ketij udhetimi ajo ka takuar edhe nje njeri mjaft te vecante.

Behet fjale per mamane e te dashurit te saj 23 vjecar, Jesus Luz. Kengetarja amerikane ndoshta eshte ndier disi ne siklet nga ky takim, pasi e ema e modelit Cristiane Regina Da Silva, eshte rreth 15 vjet me e re se kengetarja.

Parrukierja 36 vjecare ka hyre ne hotelin e kengetares ne Rio De Janeiro. Zonja Ciccone dhe i dashuri i saj, ne ate moment ndodheshin ne restorantin e hotelit por me pas ata jane takuar ne njeren nga dhomat e rezervuara.

Top Channel