Kuzhe: Na duhej fitorja

16/11/2009 20:00

Trajneri i Kombetares Shqiptare, Josif Kuzhe ka mbetur i zhgenjyer nga rezultati ne miqesoren e Estonise, por ka vleresuar repartin e mbrojtjes dhe lojen e fotbollisteve te rinj qe u aktivizuan qe nga minuta e pare ne kete ndeshje.

“Pas humbjes me Suedine na duhej nje fitore per te rritur moralin e skuadres. Gjithsesi une jam i kenaqur me lojen dhe vecanerisht me mbrojtjen. Jam shume i kenaqur edhe nga lojtaret e rinj qe aktivizuam qe nga minuta e pare. Kemi fituar Bakajn ne kete ndeshje, pasi eshte nje lojtar qe na nevojitet dhe ne ndeshjet e tjera. Mund te luaje qe nga minuta e pare. Ishin mire Lika dhe Hyka, por ky i fundit duhet te aktivizohet me shume ne skuadren e vet. Jane disa lojtare si Cana, Duro dhe Skela qe i nevojiten kesaj kombetareje“, shprehet Kuzhe.

Trajneri kroat, ka pohuar se Salihi Bogdani dhe Kapllani jane tre sulmuesit e kombetares aktuale, nderkohe qe e ardhmja e ketij reparti, sipas tij, eshte shume mire pasi ka lojtare te rinj shume te talentuar. Mesohet se trajneri Kuzhe do te zhvilloje nje tur neper Europe dhe do te takohet me futbollistet qe mund te behen pjese e Kombetares Shqiptare.

Top Channel