Keni kohë që jeni single? Tanimë mund të rezervoni një burrë dhe ai ju vjen për një orë…
David Beckham nuk heq dore nga surprizat, te pakten nga ato jashte fushes se blerte.
Kryefamiljari i familjes se njohur angleze kete here ka preferuar nje qethje shume te vecante, duke lene me goje gapur te gjithe fansat. Ne fakt, qethja me e fundit e mesfushorit britanik nuk eshte tamam e modes, pasi na kthen pas ne stilin e viteve ’90 alla-mohikan.
Lojtari i Galaxy ka pare filmin “I fundit i Mohikaneve”? Pak mundesi ka qe kjo te kete ndodhur, sepse koha ne dispozicion te tij vlen ar. Ndoshta kjo eshte nje tjeter levizje e zgjuar per te kujtuar boten se ai vazhdon te luaje futboll edhe pse ne anen tjeter te botes dhe aty ku sporti i futbollit ka shume pak lidhje me realitetin futbollistik ne Europe.
Top Channel