
Kisha ne Aferiken e Jugut eshte e shqetesuar per presionin qe FIFA po ushtron ndaj qeverise vendase per te lejtuar prostitutat te ushtrojne aktivitetin gjate kampionatit boteror.
Ne nje interviste dhene per agjencine e Vatikanit Fides, kardinali i Durbanit, Fox Napier ka folur me tone te ashpra. “Preokupimi me i madh qendron ne faktin se ne vend mund te shpertheje mania e prostitucionit, cka rrezikon perhapjen e virusit HIV-AIDS”, thekson ai. Sipas Naiper, FIFA po ben presion ndaj qeverise se Pretorias, ndersa Kisha ka nisur nje program sensibilizimi per kete ceshtje.
“Po koordinojme perpjekjet e Kishes me te qeverise dhe organizatave te tjera ne kuader te Kupes se Botes 2010. Qellimi jone eshte parandalimi i krimit, vecanerisht ai ne familje. Per fat te keq, shume prinder bejne sikur nuk i shikojne femijet e tyre qe merren me aktivitete te paligjshme. Po perpiqemi te bashkepunojme me familjet dhe autoritetet per te nxjerre nga rruga e krimit shume te rinj”, perfundon Napier.
Top Channel