U-21, Austria i rremben barazimin Shqiperise

13/11/2009 16:25

Kombetarja shpresa rikthehet tek rezultatet pozitive pas zhgenjimit qe kane dhuruar ndeshjet e fundit.

Djemte e Artan Bushatit kane barazuar 2-2 ne ndeshjen e sotme me Austrine por ata mund te merrnin edhe 3 pikesihin, pasi e cuan rezultatin paraprak ne 2-0. Ne takimin e zhvilluar ne “Qemal Stafa”, te vlefshem per Euro 2011, serine e golave e hapi Sykaj ne minuten e 19-te.

Rezultati i pjeses se pare u mbyll ne keto shifra edhe pse austriaket nuk shenuan nje penallti. Ne minuten e 50-te, Erando Karabeci leshoi nje top prapa shpines se mbrojtjes austriake dhe aty Roshi pasi fitoi nje duel shpejtesie shenoi me nje goditje te shkelqyer golin e dyte.

Pas vetem 30 sekondash Austria ngushton diferencen me ane te mbrojtesit Semina, ndersa ne minuten e 74-t humbi nje tjeter 11 metersh. Barazimi erdhi ne minuten e 80-te nga Perstaller. Pas gjashte ndeshjeve Shqiperia renditet e katerta me kater pike, duke lene pas vetem Azerbajxhanin. Diten e merkure kuqezinjte do ndeshen me Bjellorusine.
 

Top Channel