SHBA, operacion kunder pasurive iraniane

13/11/2009 12:45

Prokuroret amerikane kane nisur nje aksion ligjor per te sekuestruar kater xhami dhe nje gratacele ne Nju Jork, prone e nje organizate jofitimprurese myslimane.

Prokuroret deklarojne se Fondacioni Alavi ka ndihmuar ne kalimin ilegal te parave ne “Bank Melli”, qe eshte prone e qeverise iraniane.

Banka ne fjale akuzohet se mban fondet per financimin e programit berthamor iranian dhe qytetareve amerikane u eshte bere thirrje qe te mos bejne marreveshje me te.

Persa i perket xhamive dhe grataceles, ato do te mbeten te hapura edhe gjate kohes qe do te zhvillohen hetimet.

Aksioni i sekuestrimeve u miratua nga nje gjykate federale e Nju Jorkut, pasi cdo sekuestrim nuk mund te behet pa urdher gjykate. Per pasoje rezultatet e hetimeve mund te kerkojne kohe.

Prokuroret po kerkojne mbi 500 milione dollare ne asete qe i perkasin Fondacionit Alavi, qe nese realizohet do te jete sekuestrimi me i madh ne kuader te operacioneve anti-terrorizem ne SHBA.

Top Channel