
Nje sulm me autobombe eshte regjistruar mengjesin e sotem ndaj selise se agjencise pakistaneze te inteligjences ne Peshauar, ku si pasoje kane humbur jeten 12 persona dhe 40 te tjere kane mbetur te plagosur.
Lajmin e bejne te ditur mediat nderkombetare, sipas te cilave shperthimi shkaterroi ndertesen me tre kate te Inter-Services Intelligance, e njohur ndryshe si ISI.
Sipas burimeve, shperthimi ndodhi rreth 06:30 me oren lokale. Ndertesa e pare e kompleksit te ISI-se u shemb dhe nje re e madhe tymi nga shperthimi u ngjit drejt qiellit.
Qyteti i Peshauarit eshte vene se fundmi shpesh here ne shenjester te rebeleve. Mbi 100 persona humben jeten javen e kaluar nga nje shperthim ne nje treg te populluar.
Gjithashtu, sulmet nga ana e talebaneve jane shtuar per shkak te operacioneve masive qe ushtria po zhvillon kunder tyre.
Top Channel