Obama nis turin aziatik

13/11/2009 02:05

Presidenti amerikan, Barak Obama ka fluturuar drejt Tokios ku do te startoje turin e tij te vizitave disa ditoreshe ne Azi.

Lajmi njoftohet nga Shtepia e Bardhe e cila ka saktesuar se pas nisjes nga Uashingtoni presidenti Obama ka kryer nje ndalese te shkurter ne Alaska ku ka vizituar edhe nje grup ushtaresh ne kete zone dhe me pas eshte nisur serish drejt Japonise.

Ne axhenden e presidentit amerikan ne turin aziatik vec Tokios perfshihen vizita edhe ne Singapor, Kine dhe Korene e Jugut.

Top Channel