Obama mberrin ne Tokio
13/11/2009 10:30
Presidenti amerikan Barack Obama ka mberritur ne Tokio ku gjate dites do te takohet me kryeministrin japonez Yukio Hatoyama.
Bashke me kreun e qeverise japoneze Obama do te mbaje nje konference per shtyp, ku do ta vere theksin tek angazhimi i Shteteve te Bashkuara ne kontinentin aziatik.
Turi ne Azi eshte shkurtuar me nje dite per shkak te masakres ne bazen ushtarake “Fort Hood” te Teksasit, ku presidenti mori pjese ne ceremonine ne perkujtim te viktimave.
Top Channel