NASA: Ne hene ka uje

13/11/2009 19:15

Nje “sasi domethenese” akulli eshte gjetur ne Hene. NASA pak me shume se nje muaj nga leshimi i nje rakete-predhe te sondes “LCROSS” ne nje krater ne polin jugor henor, ka dhene lajmin e shumepritur.

Analiza spektrografike e rese se detriteve te shkaktuar nga impakti i raketes ka nxjerre prezencen e ujit ne gjendje te akullt.

“Te dhenat e para te dala nga hetimi henor tregojne se misioni ka zbuluar me sukses uje ne nje krater ne anen e dukshme te Henes. Eshte nje zbulim qe hap nje kapitull te ri ne studimin e territorit henor”, eshte shprehur nje specialist i NASA-s.

Ne krater, sipas pergjegjesit te misionit Doug Cooke, ishin rreth 90 litra uje.

“Nuk kemi zbuluar pak uje, por nje cilesi shume te rendesishme”, ka komentuar Anthony Colaprete, nje tjeter zyrtar i agjencise hapesinore amerikane.

Top Channel