Kanada, ndalen rekrutimet

13/11/2009 03:30

Autoritetet ushtarake kanadeze kane vendosur pezullimin e te rinjve qe rekrutohen per ne Afganistan pasi kerkesat jane shume te larta.

Lajmi eshte pohuar nga gjenerali kanadez ne Kandahar, Endrju Lesli, i cili ka deklaruar se ne Afganistan ndodhen 1600 trupa me shume nga c’eshte parashikuar ne kontributin e Kanadase.

Zyrtaret e larte dhe specialiste ushtarake kanadeze e shpjegojne shtimin e te rinjve qe duan te rekrutohen nen arme me efektet e krizes ekonomike e cila ka krijuar veshtiresi ne tregun vendas te punes.

Top Channel