Izraelitet: Po dialogut me Hamas
13/11/2009 10:05
Nje sondazh i kryer se fundmi tregon se 57 perqind e izraeliteve jane ne favor te nje dialogu me levizjen islamike te Hamasit, nese ajo njeh Izraelin dhe i jep fund fushates terroriste.
Sondazhi eshte kryer nga e perditshmja “Haarezt” dhe i referohet planit te paqes te ilustruar nga Shaul Mofaz, eksponent i partise se opozites Kadima.
Plani ne fjale parashikon krijimin e nje shteti palestinez te pavarur dhe te demilitarizuar ne Rripin e Gazes dhe ne 60 perqind te territorit te Cisjordanise.
Ndersa 39 perqind e qytetareve izraelite te pyetur ne sondazh kane qene kunder nje dialogu te tille me fraksionin palestinez.
Top Channel