Adriano: Mund te vrisja veten si Enke

13/11/2009 17:40

Adriano rrefehet nga Brazili: “Mund te vrisja veten si Enke”.

“Depresioni ekziston edhe ne boten e sportit dhe nuk duhet te nenvleresojme problemin. Eshte e nevojshme te kurohesh. Me ka ndodhur edhe mua dhe mund te kisha vepruar ne te njejten menyre”, eshte shprehur futbollisti brazilian.

Nga Rio de Janeiro, ish-lojtari i Interit ka deklaruar se ka mbetur i tronditur per vetevrasjen e portierit te Gjermanise, Robert Enke, i cili nderroi jete te marten e shkuar.

Adriano ka pranuar se ka pasur probleme me depresionin dhe kete nuk e fsheh.

“Me ka ndodhur ne 2004-en, pas vdekjes se babait tim. E kam kaluar edhe une dhe per kete kam pasur probleme me alkolin. Kam filluar te pi duke u perpjekur t’i largohem realitetit. Kisha harruar te gjitha pergjegjesite qe kisha”, deklaroi Adriano.

Top Channel