I dehuri hedh vajzat nga kati i tete
12/11/2009 12:20
Nje ushtarak rus i dehur ka hedhur naten e shkuar vajzat e tij binjake 8-vjecare nga dritarja e katit te tete.
Ngjarja e rende ka ndodhur ne apartamentin ku banonin, ne periferi te Moskes.
Sipas mediave lokale, dy binjaket Katia e Dasha kane shpetuar, por jane ne gjendje te rende shendetesore.
Ushtaraku, pjesetar i marines ruse, eshte ndaluar nga policia dhe do t’i nenshtrohet kontrollit mendor.
Top Channel