Afganistani, Obama i pakenaqur nga opsionet

12/11/2009 17:30

Presidenti amerikan Barack Obama nuk ka mbetur i kenaqur nga opsionet e mundshme mbi Afganistanin, te paraqitura nga bashkepunetoret e tij.

Lajmin e ben te ditur CNN, qe citon burime prane administrates se Shtepise se Bardhe.

Sipas ketyre te fundit, Obama deshiron qe te sqarohet se, kur dhe si trupat amerikane do t’ia kalojne pergjegjesine atyre afgane.

Gjithashtu, pika te rendesishme mbeten edhe koha e qendrimit te trupave amerikane ne zonat e luftes, si dhe pikepyetjet mbi besueshmerine e qeverise afgane.

Nderkohe, para pak castesh, Obama ka lene Uashingtonin dhe eshte nisur me “Air Force One” per ne turin e tij ne Azi, qe do te nise nga Tokio.

Top Channel