
Mediat amerikane raportojne se oficeri i ushtrise amerikane Nidal Malik Hasan, qe qelloi me arme dhe vrau 13 ushtare ne bazen “Fort Hood” ne Teksas do te akuzohet per 13 vrasje.
Megjithate, deri tani nuk ka asnje konfirmim per se cilat do te jene akuzat qe do te ngrihen ndaj psikiatrit 39 vjecar.
Te henen Komitetit i Sigurise Kombetare ne Senat njoftoi se do te zhvilloje javen e ardhshme nje investigim te plote per sulmet, duke nisur me nje degjese publike.
Ata do te percaktojne motivet qe shtyne oficerin Nidal Malik Hasan te kryente krimet, te zbuloje nese qeveria nuk arriti te dalloje shenjat paralajmeruese qe do te kishin cuar ne debimin e tij nga Shtetet e Bashkuara dhe mesimet qe duhet te nxirren per parandalimin e tilla sulmeve ne te ardhmen.
Top Channel