21-vjecari mbret i pokerit

12/11/2009 14:45

Faji eshte i se emes, Anne, qe si zanat ben krupieren ne Motor City, nje vend ne Michigan ku akulli dhe deshperimi gjenden me shumice.

Per te mos e lene te voglin Joe ne shtepi, e merrte gjithnje me vete ne kazino edhe pse ishte kunder rregullores.

Por ne fund te fundit ishte nje kazino e vogel, te punesuarit si nje familje dhe midis tyre vogelushi, i cili i hipnotizuar nga ngjyrat e ambientit, rrinte urte per ore te tera.

Kjo ka qene nje shkolle themelore per Joe qe naten e shkuar ne Las Vegas ka fituar nje shume te madhe duke marre titullin e kampionit te botes ne “Texas Hold’em”, pokeri qe prej pese vitesh ka shperthyer ne cdo cep te botes.

Pikerisht ne Nevada, mes korrikut dhe nentorit, organizohet evenimenti me prestigjoz i ketij sporti.

Eshte vetem 21-vjecar dhe pas pese muaj ndeshjesh duke eleminuar me te miret e botes, ka fituar 8 milione e gjysme dollare fale nje cifti nentash.

Top Channel