
Mirela Sulaj eshte femra, e cila mban mbi supe angazhime te medha. Mes morise se pergatitjeve per promovimin librit te saj te ri, Mirela pranon te sakrifikoje disa minuta per te ndare me ne nje pjese nga vetja e saj.
Mirela Sulaj, autore e rreth 10 vellimeve poetike, kryeredaktore e nje reviste me ne fokus gjendjen e brendshme dhe psikologjike te njeriut, eshte gruaja e cila lufton fort per t’u ngritur mbi realitetin gri te jetes. Vargjet e saj jane krijime qe prekin shpirtrat e shume njerezve. Poezia e Mireles eshte klasifikuar ne kolanen e poezive te zgjedhura shqiptare.
Per miken e saj Irena Toci, krijimtaria e Mireles spikat ne ajken e poeteve shqiptare. “Libri “Kur jetes i bie rruga nga ty” eshte nje nga librat e vecante te kesaj kolane. Mirela ne kete kolane radhitet pas disa poeteve shqiptare te rendesishme ne poezi dhe do permendja Natasha Lakon, Flutura Acken dhe pas tyre eshte botuar Mirela ne kete kolane”, shprehet Irena.
Talenti i Mireles nuk spikat vetem ne poezi dhe proze, por edhe ne krijmin e marredhenieve te qendrueshme me ata qe i rrine prane. Per bashkepunetoret e saj me te mire, ajo eshte nje mike e pazevendesueshme. “Kemi pasur nje lloj terheqje qe ne momentin e pare qe u takuam. Eshte nje person me te cilin mund te hapesh dhe te diskutosh. Nuk ka asnje lloj kompleksi dhe xhelozie”, thote bashkepunetorja Mira Danaj.
Shpirti i nje poeti e zbulon menjehere dobesine. Mirela e ka te pamundur t’iu ktheje njerezve shuplaken, por zgjedh gjithmon te toleroje, aq sa kjo i ben te tjeret ne ndonje rast te vendosin per te. Vendosem te largohemi prej saj per ta lene Mirelen mes miqsh dhe vargjesh qe idenfifikojne shpirtin e saj.
Top Channel