Liban, Hariri formon qeverine e unitetit

10/11/2009 14:30

Kryeministri i caktuar i Libanit, Saad Hariri ka formuar qeverine e unitetit kombetar me 30 ministra, duke i dhene fund keshtu bllokimit disamujor qe zgjaste qe nga dita e zgjedhjeve te pergjithshme.

15 ministra jane nga koalicioni i Haririt, ndersa pese u emeruan nga presidenti Michel Suleiman. 10 ministrat e tjere jane zgjedhur nga opozita, mes te cileve jane edhe dy anetare te grupit islamik Hezbollah, qe arriti nje marreveshje me Haririn javen e kaluar.

Bllokimi mbi formimin e qeverise se re kishte kercenuar stabilitetin e Libanit. “Me ne fund u formua nje qeveri e unitetit kombetar. Ajo hap nje epoke te re qe ne shpresojme te karakterizohet nga bashkepunimi dhe mirekuptimi”, ka deklaruar Hariri.

Por kryeministri i mbeshtetur nga Perendimi ka dhene edhe nje paralajmerim: “Ky kabinet ose do te jete nje mundesi per te rikthyer besimin e libanezeve tek institucionet, ose do te behet nje skene e deshtimeve dhe e mosmarreveshjeve”.

Top Channel