Itali, rreshqitje toke ne Iskia

10/11/2009 14:20

Nje rreshqitje masive dheu nga nje mal, e shoqeruar nga reshjet ka goditur ishullin italian te Iskias, duke i marre jeten nje vajze 15 vjecare.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave shkeputja e nje cope nga mali Epomeo dhe vershimi i saj ka perfshire rreth 50 makina, te cilat i ka spostuar nga parkingu ku ishin vendosur.

Sipas burimeve, skuadrat e shpetimit dyshojne se dheu ka marre me vete disa persona, te cilet mund t’i kete cuar deri ne det.

Burimet shtojne me tej se nga rreshqitja e dheut kane mbetur te plagosur tete persona, mes te cileve edhe nje femije qe eshte shtruar ne spital ne gjendje te rende.

Top Channel