Clooney ne “Njeriu qe shikon dhite”

09/11/2009 16:10

Duket nje film i vellezerve Cohen dhe ne nje fare menyre eshte, duke pare miqesine mes dy regjisoreve George Clooney (i cili eshte edhe producent) dhe shokut te tij te universitetit Grant Heslov.

Ngjarja zhvillohet ne kohen e tashme: jete dhe histori te ushtareve amerikane ne Irak.

Gazetari Bob Wilton (McGregor) gjen objektivin e jetes se tij kur takohet me ish-marinsin Lyn Cassady.

Ky i fundit i tregon se ka qene pjese e nje grupi special ushtaresh te stervitur per te zhvilluar fuqi paranormale, te vendosur me nje mision sekret kunder irakianeve.

Deri ne gjysme te filmit mbizoteron humori i Clooney dhe shokeve te tij, me pas vihet re nje zhvillim me serioz i ngjarjeve.

Ne aspektin me te mire filmi tregon se jo gjithcka qe duket eshte automatikisht reale.

Top Channel