Rusi, rrezimi i avionit nga nje defekt teknik

07/11/2009 14:00

Ka qene nje defekt teknik shkaku i rrezimit te avionit “Tupolev 142” te flotes ruse, dje ne rajonin e Khabaravskit.

Lajmin e ben te ditur agjencia ruse “Interfax”, e cila iu referohet burimeve te aferta me grupin hetimor.

Sipas ketyre te fundit, pista e nje avarie eshte ajo qe po ndiqet me me shume prioritet.

Persa u perket viktimave, te 11 ushtaret qe ndodheshin ne bord kane vdekur.

Avioni, i tipit anti-nendetese dhe i Flotes se Paqesorit, ra gjate nje stervitjeje ne Lindjen e Larget te Federates Ruse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA