Miss Anglia humb kuroren. Rachel Christie, mbreteresha e pare me ngjyre ne Angli, mbesa e sprintierit dhe kampionit olimik, Linford ka vendosur te heqe dore nga titulli dhe nga konkursi i Miss Botes, i programuar per t’u zhvilluar muajin e ardhshem ne Afriken e Jugut.
Shkak per kete eshte bere nje grindje ne nje klub nate ne Mainson, ku bukuroshja 21-vjecare ka qene protagoniste.
Sipas tabloideve angleze, Rachel eshte arrestuar me akuzen e agresionit dhe me pas eshte lene e lire e me kusht, pas nje grindjeje ne ambiente publike me nje tjeter mbretereshe te bukurise Miss Manchester, Sara Beverley Jones.
Kjo e fundit, gjithnje sipas mediave britanike, ka qene ish e dashura e partnerit aktual te Christie, David McIntosh.
Nje sms derguar gjate nates, ka cmendur Rachel, e cila ka humbur kontrollin dhe ka sulmuar Jones.
Pasi ka lene menjane kurorat e bukurise, Christie ka bere te ditur se objektiv i saj mbeten lojerat olimpike Londer 2012. Me mire nje medalje sesa nje kurore…
Top Channel