Tjeter balerin shqiptar shkelqen ne Itali

06/11/2009 12:45

Emri me i ri i listes se gjate te artiseve shqiptare qe po shkelin skenat me prestigjioze italiane, eshte ai i balerinit Eris Nezha.

Nxenes ne Tirane i baletmaestrit Shpetim Dajçi e me pas student ne shkollen me te rendesishme italiane te Baletit, ajo e Teatrit ‘La Scala’ ne Milano, balerini 27-vjeçar ka spikatur qe gjate studimeve. Prandaj eshte mbajtur nga teatri ne trupen e vet te baletit.

Sipas disa koreografeve qe e kane drejtuar, Eris Nezha karakterizohet nga talenti dhe aftesia e madhe, por edhe nga nje prezence skenike qe e ben te pershtatshem per rolet e protagonistit. E ne fakt megjithe moshen e re ka patur rolet kryesore ne “Liqenin e Mjelmave”, “Arrethyesin”, “Don Kishotin” e gjate ketyre diteve ne “Giselle” ne Teatrin ‘La Scala’.

Me shume se nje shekull e gjysme nga premiera, kjo shfaqje vazhdon te terheqe publikun, i cili kete here duatrokiti nje princ shqiptar.

Top Channel