Pakistan, ushtria zapton bastionin e talebaneve

06/11/2009 14:05

Forcat pakistaneze kane marre nen kontroll qytetin e rendesishem strategjik te Ladhes, pas perleshjeve me guerrilasit talebane ne Uaziristanin Jugor.

Autoritetet pakistaneze njoftojne se 28 militante dhe 5 ushtare jane vrare ne betejat e zhvilluara ne 24 oret e fundit ne zonen ne fjale, qe konsiderohet bastion i rebeleve.

Ushtria e filloi ofensiven e saj ne Uaziristanin Jugor me 17 tetor per te crrenjosur regjimin e militanteve, te cilet kane kryer nje seri sulmesh me bomba.

Ushtria nuk ka dhene shume detaje te operacionit, por iu ka bere thirrje gazetareve qe te mos vizitojne zonen, pervecse rasteve kur udhetimet jane organizuar nga ushtria.

Korrespondenti i BBC ne Islamabad thote se ushtria ka arritur te fitoje epersi domethenese ne fushaten e saj ne Uaziristanin Jugor.

Top Channel