Itali, sekuestrohen 140 kg kokaine
06/11/2009 09:35
142 kilograme kokaine jane sekuestruar sot nga autoritetet italiane ne nje anije ne brigjet e Kalabrise.
Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave droga ishte fshehur ne nje konteiner qe vinte nga Amerika e Jugut dhe kishte zbarkuar ne portin Xhoia Tauro.
Operacioni i sekuestrimit u be nga agjentet e Guardia di Finanza dhe ata te doganave. Ky eshte sekuestrimi i trete i nje sasie te konsiderueshme droge qe behet ne portin kalabrez brenda pak muajsh.
Top Channel