
Nje nga figurat me popullore pa dyshim qe eshte profesor Edmond Tupja.
I njohur si perkthyes i frengjishtes, pedagog, shkrimtar dhe disa here si moderator, Tupja eshte tashme i njohur per oratorine e tij dhe mprehtesine e mendimit. Ate e gjejme jo ne fakultet, ku perdite u percjell studenteve erudicionin e tij, por ne nje nga qoshet me te mira ne kryeqytet per njerezit “gjeni”.
Autori i librave “Tingujt e trupit tim” dhe “Tensioni i larte” tani deshiron te kaloje pak momente te lira, larg pedagogjise, perkthimit apo angazhimit familjar. Pak ajer vetmie atij i ben mire. Por miqte e tij i gjejme kollaj, njeri prej tyre eshte Agron Tufa qe me profesor Mondin ka patur, sic thote ai, dy njohje. “Me Tupen eshte gjithmone kendshem. Te ben te ndihesh mire. Eshte shume produktiv me ide, eshte nje gjenerator idesh ka nje gadishmeri sportive dhe nje etje grabitqare per t’u shkuar ne thelb problemeve qe diskuton. Te gjitha takimet me te kane si veti energjite e mira sepse eshte nje njeri qe shperndan energji pozitive”, thekson Tufa.
Rrethi i Edmond Tupes eshte i madh. Ata qe dikur ai i ka patur studente, ne pak kohe i behen kolege. Albert Sheqi, profesor ne Katedren e Anglishtes, e kujton ne kete menyre momentin kur Tupja solli per lexuesin shqiptar “Tensioni i larte”. “Libri Tensioni i Larte u botua ne nje periudhe ku drita nuk kishim shume dhe profesori premtonte tension te larte”, thote ai.
Edhe pse per Sheqin, Tupja eshte profesori model, ai ka nje keshille per njeriun e letrave, te cilit nuk ka patur kurre guximin t’ia thote ne sy. “Duke qene se shpirtin e artistit e ka pasur edhe me pare ne fushen e leterisise, shkrimet mund t’i kishte nisur shume me heret”, thekson Sheqi. Por cfare rezervon Agron Tufa per profesorin e vjeter te frengjishtes, cunin e Tiranes, me diplome Sorbone, qe kalon gati cdo dite ne rruget e kryeqytetit me bicikleten e tij qe pa frike e quan “dashurine e tij”.
“Gjej tek ai akoma nje figure te retorikes, te fjaleve. Nuk di se si t’ia shpreh mirenjohjen per ndihmen e madhe qe me ka dhene”, thote ai. Me nje force te rralle, i kudo-gjendur, ne ekran, biblioteke, auditore, mes miqsh dhe kolegesh, e perditshmja e Edmond Tupes eshte si nje simfoni.
Top Channel