Apeli heq bllokaden ndaj Chelsea

06/11/2009 15:00

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ne Lozane ka anuluar vendimin e FIFA-s per te bllokuar merkaton e Chelsea deri ne vitin 2011 per shkak te skandalit me blerjen e lojtarit Gael Kakuta.

TAS-i ka hedhur poshte gjithashtu edhe vendimin per pezullimin e lojtarit 18 vjecar me 4 muaj. Ky eshte nje lajm pozitiv per trajnerin Ancelotti, i cili ka shenjestruar per merkaton e ardhshme sulmuesin e Valencias, David Villa. Nje investim i madh qe Abramovich e ka planifikuar prej kohesh pasi skuadra londineze ndien nevojen e nje sulmuesi te shpejte.

Valencia mund te perfitoje 33 milione sterlina, shifer qe do te zbuste krizen ekonomike ne klubin galician. E vetmja pengese qe mund te coje ne deshtimin e marreveshjes qe ne janar eshte fakti se Valencia e ka aktivizuar sulmuesin ne ndeshjet e Europa League dhe ai nuk mund te luaje ne Champions League.

Top Channel