U21, Bushati grumbullon talentin Shkurtaj

05/11/2009 09:40

Trajneri i Kombetares Shpresa, Artan Bushati, ka publikuar listen me 22 futbollistet qe ka grumbulluar per dy ndeshjet eliminatore ne Europianin Under-21, kunder Austrise dhe Bjellorusise.

Ajo qe bie ne sy eshte ftesa qe drejtuesi i stolit te kuqezinjve “te vegjel” ka rezervuar per talentin e Olimpiakosit, Vasil Shkurtaj.

Sulmuesi i talentuar vleresohet shume nga trajneri Ziko i skuadres se madhe helene, ndersa vetem pak dite me pare babai i lojtarit kishte deklaruar se 17-vjeçari do te perfaqesonte vetem Shqiperine.

Bushati e ka shfrytezuar menjehere sinjalin dhe e ka thirrur Shkurtajn ne ekip, me gjithe moshen e tij te vogel (djaloshi ka kapercyer ne kete menyre ekipet U-17 dhe U-19).

Vasil Shkurtaj dhe sulmuesi i Vorskla Poltaves, Ahmed Januzi, jane dy lojtaret e vetem te grumbulluar qe luajne jashte vendit. U-21 do te luaje dy ndeshje ne shtepi, me 13 nentor me Austrine dhe kater dite me pas me Bjellorusine.

Pas pese ndeshjeve, kuqezinjte kane grumbulluar vetem tri pike dhe renditen te parafundit ne Grupin 10.

Top Channel