Teksas, masaker ne bazen “Fort Hood”

05/11/2009 21:20

Te pakten shtate persona jane vrare dhe 12 te tjere jane plagosur ne nje shkembim zjarri ne bazen ushtarake “Fort Hood” ne Teksas te Shteteve te Bashkuara.

Lajmin e bejne te ditur mediat amerikane, sipas te cilave lidhur me ngjarjen nje person eshte arrestuar ndersa nje tjeter eshte ne arrati.

Rrjeti informativ “NBC News” thote se dy te dyshuarit ishin me uniforme ushtarake dhe se njeri prej tyre dyshohet te kete pasur nje pushke snajper me precizion te larte.

Baza “Fort Hood”, e vendosur ne qytetin e Killinit, eshte mjaft e madhe dhe ne keto momente thuhet se hyrjet dhe daljet e saj jane bllokuar teresisht. Ende nuk dihet nese personat e vrare jane civile apo ushtarake.

Top Channel