Moratti shenjestron larte: Fitore edhe ne Barcelone

05/11/2009 15:25

Eshte pak te thuhet se presidenti i Interit, Masimo Moratti ka ngelur i kenaqur nga fitorja e djeshme ne fushen e Dinamos se Kievit.

Pronari zikalter i ka hedhur syte nga ndeshja e Katalonjes ku kerkon nje fitore historike edhe ne fushen e kampioneve te Europes. “Tre piket mund t’i marrim edhe ne Barcelone. Dy ndeshjet e fundit do t’i luajme per t’i fituar”, u shpreh bosi i naftes ne nje interviste pas ndeshjes dramatike.

Moratti nuk ka lene pa komentuar edhe takimin e mbremjes se djeshme, duke u shprehur se kete ndeshje e fitoi grupi i ndertuar nga Mourinho.

“Duke pare barazimin e Barcelones, ne mund te na shkonte per shtat edhe nje barazim por kemi qene te pafate pasi dukej sikur ishte e pamundur te shenoje. Gjithesesi e kishim thene se si Barcelona ashtu edhe Interi duhej te kishin frike nga keto skuadra. Rubini eshte kampion ne Rusi dhe ndeshja e kthimit ne Milano do jete shume e veshtire”, nenvizoi Moratti.

Top Channel