Liverpool, tifozet braktisin Benitez

05/11/2009 18:00

Fernando Torres dhe Dirk Kuyt te ulur ne gjunje pas barazimit ne ndeshjen dramatike te Lionit.

Fotoja e dy sulmuesve te Liverpool-it eshte publikuar ne faqen e pare te gazetes “Daily Mail”, cka simbolizon prag-deshtimin e “The Reds” kete sezon ne Champions League. Vendi i trete me 4 pike ne grupin E ku skuadra me e afert eshte Fiorentina me 9 pike, e ben gati te pamundur nje mision te nisur me kemben e mbare pas fitores 1-0 me Debrecenin.

Benitez eshte shume prane largimit, pasi edhe tifozet qe i kane dale ne krah perhere, tashme nuk e shohin me si shpetimtarin e skuadres. Legjenda e Liverpool, Ronnie Whelan shprehet i sigurt se ditet e spanjollit ne skuadren e qytet-portit jane te numeruara.

Nga ana tjeter, Benitez siguron se posti i trajnerit nuk eshte ne rrezik. “Logjikisht tani behet gjithcka me e veshtire por kualifikimi nuk eshte nje mision i pamundur. Duhet te fitojme ndaj Debrecenit dhe te shohim cfare do te ndodhe ne ndeshjen mes Fiorentines dhe Lionit. Ne te shkuaren kemi bere mrekullira dhe kjo gje mund te perseritet”, thekson Benitez.

Top Channel