Bastet: Salihi, favorit per te shenuar

05/11/2009 09:45

Ende nuk eshte e konfirmuar nese do te jete apo jo ne fushen e lojes. Vendimi final i takon vetem trajnerit te Rapidit te Vjenes, Peter Pakult.

Megjithate, Hamdi Salihi cilesohet si favoriti absolut per te shenuar ne takimin qe do te luhet sot ne stadiumin “Ernst Hapel” ndermjet austriakeve dhe izraeliteve te Hapoel Tel Avivit.

Kjo eshte ndeshja e katert ne Grupin C te Europa League dhe Rapidi do te kerkoje fitoren jo vetem per te shpresuar te kualifikohet, por edhe per t’u hakmarre per humbjen 5-1 te pesuar dy jave me pare ne Izrael.

Sipas kompanise se basteve “bet365”, Salihi dhe shoku i tij i skuadres, Mario Konrad, jane dy favoritet per te shenuar.

Golat e tyre kuotohen me koeficientin 2.75, ndersa ndjekesi me i afert eshte sulmuesi tjeter i vjenezeve, kroati Nikica Jelaviç (3.25).

Pas tyre, vijne tre lojtare te Hapoelit: Maran Lala (3.5), Samuel Jeboah dhe Itai Shehter (3.6).

Salihi eshte golashenuesi me i mire i Rapidit te Vjenes, me 7 gola te realizuar ne kampionat dhe Kupe, por kuqeziu ende nuk ka shenuar ne Europe.

Top Channel