Turizmi, Xhaferri: Duhet t’u pergjigjemi sfidave

04/11/2009 00:35

Ne punimet e Konferences Nderkombetare te Investimeve te huaja ne Shqiperi tema kryesore e diskutimit ishte turizmi.

Ministri i Turizmit, Ferdinand Xhaferi. tha se turizmi shqiptar duhet t’i pergjigjet sfidave dhe standardeve europiane me nje  marketing me agresiv, me infrastruktur me te mire dhe me sherbim cilesor.

Nje nga strategjite qe qeveria do te ndjeke per zhvillimin e metejshem te turizmit eshte edhe promovimi i mire i vlerave arkeologjike dhe kulturore ne vend.

Me heret ne kete konference u diskutuan arritjet e Shqiperise ne fushen ekonomike dhe ne potencialet e Shqiperise si vend terheqes per investitoret e huaj. Kryeministri Berisha e quajti Shqiperine nje vend te vogel, por te etur dhe vend me klime te favorshme per investitoret e huaj.

Top Channel