
Nje 33-vjecar eshte gjetur i vdekur pasditen e djeshme prane liqenit ne Tirane.
Fillimisht policia e ka pasur te veshtire identifikimin e tij, pasi ai nuk kishte dokumente me vete, por me vone eshte zbuluar se ai eshte Rigor Gorea. Madje, policia dyshon se para vdekjes ai ka kryer marredhenie seksuale me nje femer, e cila eshte larguar e tmerruar, pasi i riu ka vdekur.
Burimet policore te kryeqytetit bene te ditur se pasditen e djeshme banoret e zones, pas rrethimit te kompleksit te pishinave ne afersi te Liqenit Artificial, kane pare nje person te shtrire qe nuk jepte shenja jete. Menjehere kane njoftuar policine dhe ne vendin e ngjarjes kane mberritur sherbimet e Komisariatit nr. 2 dhe mjeket e urgjences.
Aty eshte vertetuar se personi i gjetur kishte nderruar jete. Duke marre shkas nga kjo, ne vendin e ngjarjes eshte formuar nje grup hetimor per zbardhur shkaqet e vdekjes. Burimet policore shpjeguan se nga te dhenat e para rezulton se ai ka nderruar jete nga perdorimi i tepert i droges. Madje, ne vendin e ngjarjes jane gjetur edhe shiringa.
Por, ekspertet e mjekesise ligjore kane zbuluar edhe njolla sperme, si dhe disa gjurme te tjera, qe kane cuar ne dyshime se i ndjeri ka qene bashke me nje femer dhe qe aty mund te jene kryer marredhenie seksuale. Gjate ketij akti, specialistet mendojne se ka ndodhur ndonje atak ndaj 33-vjecarit, qe i ka sjelle vdekjen e menjehershme. Ndersa per vajzen, policia tha se po punon per identifikimin dhe gjetjen e saj.
Top Channel