Tirana, frike nga surpriza e Luzit

04/11/2009 08:00

E nenvleresoi ne ndeshjen e pare dhe e pesoi, ndaj kesaj radhe e ka marre seriozisht.

Behet fjale per Tiranen, 24 here kampione te Shqiperise, e cila do te duhet te perballet sot me skuadren modeste te Kategorise se Dyte, Luzin e Kavajes, ne kuader te ndeshjeve te kthimit te turit te pare te Kupes se Shqiperise.

Nje gje e tille eshte konfirmuar tashme nga trajneri i bardhebluve, Alban Tafaji, i cili ka deklaruar se “sot do te zbrese ne fushe lojtaret me te mire ne dispozicion”. Nje gje e tille duket dhe e imponuar nga fakti qe duhet shmangur me cdo kusht nje surprize e madhe e Luzit te Vogel, i cili, ne shtepine e tij, ne takimin e pare te ketij turi, e befasoi Tiranen e madhe duke e mundur me rezultatin historik 3-1.

Ndeshja e dy javeve me pare ishte me te vertete nje e papritur e pakendshme per bardheblute, te cilet vuanin ende krizen e rezultateve te dobeta ne kete fillim sezoni futbollistik. Takimi u zhvillua ne nje atmosfere festive ne fshatin e vogel te Rrethit te Kavajes. Jetmir Sefa shenoi i pari per 13-here fituesit e Kupes se Shqiperise ne minuten e 14-te, por pa kaluar ende dy minuta, Bejko ne te 16-n barazoi per Luzin.

Fagu ne minuten e 42-te dhe Gega njezet minuta me pas, ne te 62-n, kompletuan triumfin historik te Luzit te Kategorise se Dyte ndaj klubit me me shume trofe ne Shqiperi, por qe u paraqit ne fushe me nje skuader te nivelit te dyte. Kjo shaka e kavajasve nuk i ka pelqyer aspak Tiranes, pasi provokoi edhe perplasjet mes tifozerise dhe skuadres. Ndaj bardheblute i kane bere llogarite mire dhe e kane marre me shume seriozitet sfiden e kthimit, qe do te luhet sot ne oren 13:30 ne “Selman Stermasi”.

Tiranes i duhet te fitoje te pakten me dy gola diference, 2-0, ose me 3 gola diference (4-1, 5-2), ne rast se finalistet e sezonit te kaluar te Kupes se Shqiperise synojne kualifikimin. Gjithsesi, sido qe te jete fati i metejshem i Luzit ne aventuren e tij ne Kupen e Shqiperise, fitorja e bujshme 3-1 ndaj 24-here kampioneve ne Shqiperi do te mbetet ne historine e klubit simpatik, ashtu si edhe stervitja e Kombetares shqiptare.

Ne nje pozite po ashtu te pakendshme jane edhe Apolonia (e cila ne ndeshjen e pare u mund 1-3 ne fushen e Bilisht Sport) dhe Elbasani (qe ne takimin e pare pesoi nje humbje 2-1 ne shtepine e Kamzes. Skuadra me ne forme e sezonit, Dinamo, eshte e qete pas fitores 2-3 ne Mamurras, por megjithate ndeshja e kthimit meriton vemendjen e duhur. Ndersa Vllaznia pritet ta kete si nje shetitje ndeshjen e kthimit ndaj Tomorit, pasi skuadra shkodrane fitoi 4-0 ne ndeshjen e pare te zhvilluar ne Berat, ku spikati talenti Bekim Bala, autor i 3 golave ne ate takim. Po ashtu, formalitet pritet te jete ndeshja edhe per Flamurtari-Gramshi (vlonjatet e fituan 3-0 takimin e pare).  
 
Turi I
Grupi A
Tirana-Luzi (1-3)
Dinamo-Mamurrasi (3-2)
Shkumbini-Memaliaj (2-1)
Besa-Pogradeci (3-2)
Laci-Beselidhja (2-1)
Kastrioti-Sopoti (3-0)
Bylis-Turbina (0-1)
Lushnja-Burreli (0-0)
Grupi B
Vllaznia-Tomori (4-0)
Teuta-Vlora (nuk u luajt)
Flamurtari-Gramshi (3-0)
Apolonia-B.Sport (1-3)
Skenderbeu-Skrapari (3-5)
Gramozi-Luftetari (3-1)
Partizani-Ada (0-0)
Elbasani-Kamza (1-2)
 

Top Channel