Shtyhen Partizani-Ada dhe Laci-Beselidhja

04/11/2009 08:40

Pas zhvillimit te ndeshjes se pare mes Vlores dhe Teutes, tashme behet shkak infrastruktura per shtyrjen deri me 11 nentor te dy ndeshjeve te kthimit te turit te pare te Kupes se Shqiperise.

Sikurse eshte bere e ditur dje zyrtarisht nga Federata Shqiptare e Futbollit, Partizani-Ada dhe Laci-Beselidhja nuk do te zhvillohen sot.

Sipas njoftimit te FSHF-se, te kuqte, te cilet nuk munden te marrin me shume se nje barazim 0-0 ne shtepine e Ades se Velipojes, nuk kane fushe, keshtu qe jane te detyruar ta shtyjne takimin per javen tjeter.

Nderkohe, i njejti hall e ka zene edhe Lacin, i cili ka probleme me fushen e tij. Ndeshja Laci–Beselidhja ishte planifikuar te luhej ne Lezhe, ku do te luhet kampionati i femrave, ndersa ne fushen e Lacit kane hyre makinerite e renda per te rikonstruktuar tribune e re te stadiumit.

Top Channel