Kupa e Shqiperise, Kamza eleminon Elbasanin

04/11/2009 17:20

Kamza eshte surpriza e turit te pare te Kupes se Shqiperise, skuader e cila ka eleminuar Elbasanin nga ky kompeticion.

Ndeshja e kthimit mes ketyre dy ekipeve ka perfunduar ne barazim 0-0, duke i dhene mundesine Kamzes te kaloje ne turin tjeter, kjo dhe fale fitores se tyre ne ndeshjen e pare 2-1.

Kane kaluar pa probleme ekipet e tjera te medha. Tirana me 10 lojtare ka mposhtur Luzin 3-0, Dinamo ka fituar me Mamurrasin 2-0, Besa ka mundur 1-0 Pogradecin.

Rezultati me i thelle i turit te pare eshte ai i Apolonise, ku fieraket kane shkaterruar 5-0 Bilishtin.

Vllaznia e ka patur te lehte te fitoje 5-1 me Tomorrin, ndersa sfida me me shume gola ishte ajo mes Skenderbeut dhe Skraparit e fituar 9-5 nga korcaret.

Top Channel