Inter dhe Liverpool ne rrezik

04/11/2009 20:30

E ardhmja e Interit ne Champions League dhe per me shume e trainerit Mourinjo ne krye te kampioneve te Italise vendoset sonte ne mbremje, ne ndeshjen perballe Dinamo Kiev.

Fitorja eshte ilaci i vetem qe mund te riktheje Interin tek fitorja ne kete kompeticion dhe per kete tekniku portugez do hedhe ne fushe dy sulmuesit Eto’o dhe Milito.

“E dime qe eshte nje ndeshje shume, shume e rendesishme dhe qe ne jemi te perqendruar vetem tek fitorja”, ka pohuar Mourinho.

Problemi kryesor per te ne kete ndeshje eshte mesfusha, pasi ka mungesa dhe lojtare jo shume ne forme.

Interi eshte ekipi i fundit ne klasifikimit e grupit me 3 pike, pasi Dinamo, Rubin Kazan dhe Barcelona jane me nga 4 pike.

Mbremje vendimtare do te jete edhe per Liverpool. Skuadra e Benitez, shume i kritikuar gjate ketyre javeve te fundit duhet te fitoje me Lionin per te vazhduar shpresat per kualifikimin per ne turin tjeter te Liges se Kampioneve.

Skuadra londineze ka udhetuar drejt Frances me shume mungesa kryesore, Gerrard, Johnson, Fabio Aurelio, Skrtel e Riera, 5 lojtare te formacionit baze.

Ne grupet G dhe H, Sevija dhe Arsenali jane shume prane kualifikimit. Spanjollet do te presin ne fushen e tyre skuadren e Shtutgart, ndersa Arsenali do te perballet ne “Emirejts Stadium” me Az Alkmar.

Top Channel