Bogdani: Demtimi erdhi ne momentin e gabuar

04/11/2009 08:30

Dueli me Zapaten e Udinezes ne sekondat shtese te ndeshjes se barazuar 1-1 ne “Bentegoti” ishin fatale per Erjon Bogdanin.

Sulmuesi shqiptar i Kievos pesoi nje frakture ne pjesen e siperme te nofulles dhe u detyrua t’i nenshtrohet operacionit ne Rome. Per te rregulluar frakturen e pesuar nga 32-vjecari eshte kujdesur doktori Nocini, nje prej specialisteve me te mire te kirurgjise ne fytyre.

Demtimi ka bere qe Bogdani te humbase sfiden e kesaj fundjave ne fushen e Parmes, por edhe miqesoren e 14 nentorit, ku Shqiperia do te luaje ne Talin me Estonine. Kuqeziu eshte shprehur mjaft i zhgenjyer per kete ndalese te detyruar, e cila ka ardhur ne nje moment kur ai po paraqitej mjaft mire.

“Me vjen shume keq. Po kaloja nje moment te mire, isha ne forme optimale dhe besoj se e kam treguar kete sa here qe kam zbritur ne fushe. Ky demtim ka ardhur ne momentin e gabuar per mua”, deklaroi Bogdani.
Rreth demtimit te sulmuesit, ka folur edhe mjeku i Kievos, Francesko De Vita. “Per demtimin e Bogdanit zakonisht nevojiten te pakten dhjete dite pushim. Ne do te bejme te pamunduren qe lojtari te jete i gatshem ne momentin kur kampionati do te rifilloje, pas pushimit per ndeshjet e ekipeve kombetare.

Ne ate periudhe (me saktesisht me 22 nentor), Kievo do te luaje ne ‘Marasi’ kunder Sampdorias. Gjithsesi, asgje nuk mund te thuhet me siguri: me pare duhet te shohim si do te jete ecuria e ngjitjes se fraktures. Me teper rreth gjendjes se tij mund te themi ne dy ditet pas operacionit. Koha e rikuperimit ndryshon per persona te vecante”, tha De Vita.

Top Channel