
Shqiperia vazhdon te shtoje ambientet per stervitjen e trupave ne lufte kunder terrorizmit.
Ambasadori amerikan ne Shqiperi, Xhon Uidhers eshte shprehur gjate inagurimit te ambienteve moderne per demonstrimet ushtarake ne Zallherr, se lufta me e madhe qe duhet fituar eshte ajo ndaj terrorizmit global.
“Ne boten e sotme nuk ka asnje lufte me te madhe se lufta ndaj terorizmit global. Dhe per mua eshte nje nder i madh qe gjendem bashke me ju, koleget dhe miqte tane shqiptare ne kete lufte kunder terrorizmit. Qendra qe inagurojme sot eshte tejet e rendesishme ne trajnimin tuaj per luften komplekse ndaj terrorizmit”, theksoi ambasadori.
Per ministrin e Mbrojtjes Arben Imami, modernizimi i ushtrise mbetet nje nder objektivat kryesore te Shqiperise si nje vend anetar i NATO-s. Qendra e ngritur ne Zallherr per stervitjen e trupave shqiptare kunder terrorizmit eshte dhurate e qeverise amerikane.
Top Channel