Topi: Para drejtesise dhunuesit e Bazes

03/11/2009 14:50

Presidenti i Republikes, Bamir Topi denoi aktin dhe dhunen e ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze, ndersa kerkon nga te gjitha organet e shtetit te zbardhin pa vonese ngjarjen dhe te vene perpara drejtesise autoret e vertete.

“Te gjithe aktoret politike ne Shqiperi te analizojne me shqetesim kete akt duke u angazhuar realisht, dhe jo vetem nepermjet deklaratave, ne krijimin dhe garantimin e lirise dhe pavaresise se medias”, thuhet ne reagimin e Topit.

Me pare gjate dites ishte kryetari i opozites, Edi Rama, qe kerkoi nga presidenti te thyente heshtjen e vet olimpike dhe te reagonte ne keto dite ku jo vetem po neperkembet kushtetuta, po edhe po sulmohen gazetaret.

Top Channel