
“Milioneri ka sulmuar gazetarin”- eshte titulli i gazetes me te madhe elektronike ne Greqi ,”Xhungla” , e cila i referohet ngjarjes se dites se djeshme ne Tirane duke e karakterizuar si nje dhunim qe i behet shtypit te lire.
Sipas gazetes, gazetari shqiptar Mero Baze ,eshte sulmuar nga pronari i kompanise “Taci Oil” dhe shoqerise “Armo”, Rezart Taci, per arsye se kohet e fundit ka kritikuar permes gazetes se tij “Tema”, si dhe emisionit ne kanalin televiziv Vizion Plus, biznesmenin shqiptar per evasion fiskal.
Edhe televizioni grek “Sky” ne faqen e tij te internetit i jep nje vend te rendesishem kesaj ngjarjeje nga Shqiperia.
“Bisnezmeni sulmon gazetarin” eshte titulli i artikullit ne fjale, ne te cilin theksohet se gazetari Mero Baze kishte botuar ne gazeten e tij nje sere artikujsh ku akuzonte kompanite e biznmesmenit per mospagim taksash dhe lidhje te paligjshme me boten e krimit.
‘Ishte nje sulm i eger ndaj nje gazetari te njohur’, shkruhet ne artikull, ndersa pershkruhet me hollesite me te medha skena e sulmit dhe gjendja shendetsore e gazetarit.
Top Channel