
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama reagoi pas ngjarjes se nje nate me pare, ku si pasoje e nje sulmi te biznesmenit Rezart Taci dhe truprojave te tij mbeti i plagosur gazetari Mero Baze.
“Mbreme u be nje sulm gjakatar ndaj nje gazetari nga klienti i familjes”, u shpreh Rama.
Kreu socialist kerkoi nga presidenti Bamir Topi qe te mos heshte por te flase per te mbrojtur lirine dhe te drejtat, per te mos u pajtuar me rrenimin e pushtetit, dhunimin e kushtetutes e gjakosjen e nje gazetari qe denoncon korrupsionin e qeverise.
Nderkohe Rama kerkoi nga Berisha qe te dale personalisht per te kritikuar krimin e nje nate me pare, per te pare edhe publiku se pergjakja e dhunshme e gazetarit nuk ka sperkatur fytyren e kryeministrit.
Rreth mesdites ishte zedhenesja e Berishes, Juela Mecani e cila reagoi ne emer te shefit te qeverise per dhunimin e gazetarit Baze.
“Kryeministri Berisha ju kerkon organeve kompetente te ndermarrin te gjitha masat per te nxjerre pergjegjesine e plote ligjore te autoreve te ketij akti te rende. Sikunder Kryeministri Berisha thekson edhe nje here se cenimi, keqtrajtimi dhe presioni i çdo forme ndaj gazetareve per qeverine shqiptare perben nje akt shume te rende dhe te pajustifikuar nga asgje”, thuhej ne reagim.
Top Channel