Media denon sulmin ndaj Bazes

03/11/2009 15:55

Gazetare dhe komentatore te medias denuan njezeri agresionin ndaj kolegut te tyre Mero Baze. Ata e cilesuan sulmin nje ogur te keq per lirine e medias.

Analisti Skender Minxhozi thekson se ndaj Bazes tashme eshte ngritur nje vazhde aktesh dhune dhe incidentesh ku ai perfshihet edhe fizikisht.

“Tashme ky gazetar eshte kthyer ne nje shenjester nga elemente te shtetit dhe te biznesit”, u shpreh Minxhozi, duke theksuar se Shqiperia po kthehet ne nje republike te Putinit, ku gazetaret jane ne shenjester.

Ndersa drejtori i emisionit “Fiks Fare”, Filip Cakuli thote se Baze eshte nje gazetar qe ka qendruar ne krye te investigimeve per kryeministrit per afera te ndryshme korruptive.

“Goditja ndaj Bazes eshte njesoj sikur te kishin goditur dhe sulmuar te gjithe gazetaret investigative”, tha Cakuli.

Analistja e shtypit Mimoza Dervishi shprehet se nuk behet fjale per nje akt sporadik, por vazhde te ngjarjeve te dhunshme.

“Mesazhi qe eshte dhene sot eshte ai i pengimit te shprehjes se mendimit te lire”, thote Dervishi.

 

Top Channel